Aktivizmi digjital dhe ndikimi i rrjeteve sociale tek të rinjtë

0
176

 Rrjetet sociale në shoqërinë e sotme janë bërë pjesë e pandashme e jetës së përditshme te të rinjtë. Ato ndikojnë drejtpërdrejt në mënyrën se si të rinjtë informohen, mësojnë dhe krijojnë qëndrimet e tyre ndaj botës që i rrethon. Përveç komunikimit dhe argëtimit, rrjetet sociale sot shërbejnë  si burime të rëndësishme  ku të rinjtë fitojnë njohuri, ndajnë përvoja personale dhe zhvillojnë aftësi të reja.

Ky punim trajton aktivizmin digjital dhe ndikimin e rrjeteve sociale tek të rinjtë, duke vënë theksin në lidhjen e tij me edukimin dhe formimin e vetëdijes qytetare.Nëpërmjet rrjeteve sociale, të rinjtë nuk shprehin vetëm mendimet e tyre, por mësojnë edhe si të diskutojnë të argumentojnë dhe të reagojnë ndaj çështjeve shoqërore që i prekin drejtpërdrejt.Kjo ndikon në zhvillimin e mendimit kritik dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për rolin që ata kanë në shoqëri.

Ndikimi edukativ i rrjeteve sociale varet shumë nga mënyra se si ato përdoren.Nëse nuk ka  një edukim të mjaftueshëm digjital, të rinjtë mund të përballen me informacione të pasakta, përmbajtje të papërshtatshme dhe mesazhe që nuk kontribuojnë pozitivisht në zhvillimin e tyre personal. Për këtë arsye, edukimi për përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale është i domosdoshëm, si brenda shkollës ashtu edhe jashtë saj.

Nëse aktivizmi digjital lidhet ngushtë me edukimin, ai mund të shërbejë si mjet për të nxitur pjesëmarrjen aktive, ndjenjën e përgjegjësisë dhe angazhimin qytetar te të rinjtë. Rrjetet sociale, në këtë rast, mund të përdoren për të promovuar vlera pozitive,për të shpërndarë njohuri dhe për të inkurajuar veprime konkrete në shoqëri.

Pra,kjo rezyme thekson se aktivizmi digjital dhe rrjetet sociale kanë një rol të rëndësishëm edukativ te të rinjtë, por vetëm nëse përdoren me vetëdije dhe përgjegjësi. Edukimi digjital është çelësi kryesor për ta shndërruar angazhimin online në një proces mësimor dhe shoqëror që sjell ndikim pozitiv dhe të qëndrueshëm.

HYRJE

Zhvillimi i teknologjisë dhe përdorimi i rrjeteve sociale kanë ndryshuar shumë mënyrën se si të rinjtë informohen, komunikojnë dhe përfshihen në jetën shoqërore. Rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e përditshmërisë së tyre të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në formimin e mendimeve, qëndrimeve dhe sjelljeve.

Këtu do të shqyrtojmë anët pozitive të aktivizmit digjital te të rinjtë, si mundësitë për shprehje, bashkëpunim dhe angazhim qytetar, por edhe anët negative që shoqërojnë aktivizmin digjital tek të rinjtë.Gjithashtu do të trajtohet përhapja e dezinformatave dhe manipulimeve në rrjetet sociale, të cilat shpesh ndikojnë në keqinformimin e të rinjve dhe në krijimin e qëndrimeve të gabuara.

Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet edhe gjuhës së urrejtjes dhe stereotipave, të cilat përhapen lehtësisht në rrjetet  digjitale dhe mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet mes të rinjve dhe në klimën shoqërore.Pa një edukim të duhur mediatik dhe pa zhvillimin e mendimit kritik, këto dukuri përbëjnë rrezik për një angazhim të shëndetshëm dhe të përgjegjshëm.

Pra eseja do të theksojë rolin e edukimit dhe të institucioneve arsimore në përgatitjen e të rinjve për të përballuar sfidat e botës digjitale dhe për ta shfrytëzuar aktivizmin digjital si mjet pozitiv për shoqërinë.

Analizë

Anët pozitive të aktivizmit digjital tek të rinjtë

Aktivizmi digjital ka sjellë shumë mundësi pozitive për të rinjtë, veçanërisht në mënyrën se si ata shprehin mendimet dhe përfshihen në jetën shoqërore.Nëpërmjet  rrjeteve sociale, të rinjtë kanë mundësi të informohen shpejt për ngjarje të ndryshme, të ndajnë qëndrimet e tyre dhe të reagojnë ndaj çështjeve që i prekin drejtpërdrejt,si arsimi,mjedisi,barazia apo ndihma humanitare. Kjo u jep ndjenjën se janë pjesë aktive e shoqërisë dhe se zëri i tyre ka rëndësi.

Një aspekt shumë pozitiv i aktivizmit digjital është se ai e bën angazhimin qytetar më të qasshëm. Edhe të rinjtë që nuk kanë guxim të flasin publikisht ose të marrin pjesë në aktivitete fizike, përmes rrjeteve sociale gjejnë hapësirën për të shprehur mendimet e tyre. Kjo u ndihmon në rritjen e vetëbesimit dhe në zhvillimin e aftësive të komunikimit.

Edhe shkolla luan një rol të rëndësishëm në këtë proces.Nëpërmjet mësimit, diskutimeve në klasë dhe aktiviteteve edukative, nxënësit mësojnë të shprehin mendimet e tyre, të dëgjojnë mendimin ndryshe dhe të respektojnë rregullat e komunikimit. Këto aftësi më pas reflektohen edhe në mënyrën se si të rinjtë përdorin rrjetet sociale dhe marrin pjesë në aktivizmin digjital.

Një tjetër aspekt pozitiv është se rrjetet sociale ndihmojnë në krijimin e solidaritetit dhe bashkëpunimit mes të rinjve. Përmes tyre organizohen fushata humanitare, mbledhje ndihmash dhe aktivitete vullnetare që shpesh kanë ndikim real në komunitet. Këto përvoja i ndihmojnë të rinjtë të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë dhe empatisë ndaj të tjerëve.

Vlen të ceket se aktivizmi digjital ndihmon në zhvillimin e mendimit kritik dhe të vetëdijes qytetare, sidomos kur shoqërohet me udhëzim dhe edukim të duhur. Të rinjtë mësojnë të analizojnë çështje shoqërore, të mbrojnë qëndrimet e tyre dhe të marrin pjesë në diskutime konstruktive.

Pra, aktivizmi digjital kur mbështetet nga edukimi dhe vlerat e mësuara në familje dhe në shkollë, mund të shndërrohet në një mjet të fuqishëm për zhvillimin personal dhe shoqëror të të rinjve.

Anët negative të aktivizmit digjital tek të rinjtë

Edhe pse aktivizmi digjital u jep të rinjve shumë mundësi për shprehje dhe angazhim, ai ka edhe anët negative që shpesh vërehen në praktikë. Nga problemet më të shpeshta është fakti se angazhimi mbetet vetëm në rrjetet sociale. Shumë të rinj reagojnë me pëlqime ose shpërndarje, por pa u thelluar në përmbajtjen e informacionit dhe pa ndërmarrë veprime konkrete në jetën reale.

Një tjetër vështirësi lidhet me reagimet e shpejta dhe të pamenduara. Në rrjetet sociale gjithçka ndodh me ritëm të shpejtë dhe shpesh pa reflektim. Si pasojë, të rinjtë mund të shpërndajnë informacione pa i verifikuar ose të reagojnë emocionalisht ndaj postimeve, duke krijuar keqkuptime, tensione dhe konflikte të panevojshme.

Një problem gjithnjë e më i pranishëm janë profilet e rrejshme të  rrjeteve sociale. Këto profile dhe llogari të programuara paraqiten si reale, por përdoren për të përhapur informacione të rreme, për të manipuluar opinionin dhe për të nxitur gjuhë urrejtjeje ose ndarje mes njerëzve. Shpesh, të rinjtë e kanë të vështirë të dallojnë nëse një profil është real apo i rrejshëm, gjë që i bën më të ndjeshëm ndaj manipulimeve dhe keqinformimit.

Problem serioz është edhe  përdorimi i gjuhës së urrejtjes dhe përhapja e stereotipave në rrjetet sociale. Komentet fyese, paragjykimet dhe sulmet personale dëmtojnë komunikimin dhe krijojnë një mjedis të pasigurt për të rinjtë. Në vend që rrjetet sociale të shërbejnë si hapësira dialogu dhe mirëkuptimi, ato shpesh kthehen në burim konflikti dhe ndarjeje.

Për këto arsye të lartëpërmendura, aktivizmi digjital kërkon edukim, vetëdije dhe përgjegjësi.Nëse nuk i posedojmë këto elemente, ai mund të humbasë vlerën e tij dhe të ndikojë negativisht në zhvillimin personal dhe shoqëror të të rinjve.

Roli i edukimit mediatik dhe i institucioneve

Edukimi mediatik është shumë i rëndësishëm. Të rinjtë përdorin internetin çdo ditë, por jo gjithmonë dinë ta kuptojnë saktë informacionin që marrin. Prandaj, ata kanë nevojë të mësojnë se si të dallojnë informacionin e saktë nga ai i pasaktë dhe si të përdorin rrjetet sociale me përgjegjësi.

Pra,edukimi mediatik duhet të fillojë herët, që në familje.Prindi është shembulli i parë për fëmijën dhe ka rol të madh në mënyrën se si ai e përdor teknologjinë.Nëpërmjet  bisedave të thjeshta dhe udhëzimeve të vazhdueshme, fëmijët mësojnë se jo çdo gjë që shohin në internet është e vërtetë apo e dobishme.

Gjithashtu edhe shkolla ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë proces. Mësimdhënësit ndihmojnë nxënësit të zhvillojnë mendim kritik dhe t’i mësojnë si të kontrollojnë burimet e informacionit. Përmes shembujve konkretë dhe diskutimeve në klasë, nxënësit mësojnë si të përdorin rrjetet sociale në mënyrë të sigurt dhe të respektueshme.

Edhe institucionet e tjera,si organizatat rinore dhe institucionet publike, kanë përgjegjësi në edukimin e të rinjve. Përmes aktiviteteve, trajnimeve dhe fushatave informuese, ato mund të ndihmojnë të rinjtë të kuptojnë rreziqet e keqinformimit,gjuhës së urrejtjes dhe manipulimeve në rrjetet sociale.

Pra,përmes bashkëpunimit të familjes,shkollës dhe institucioneve,të rinjtë mund të përgatiten për t’u përballur me sfidat e botës digjitale dhe për ta përdorur aktivizmin digjital si mjet pozitiv dhe të dobishëm.

PËRFUNDIMI

Aktivizmi digjital dhe rrjetet sociale janë bërë pjesë e pandashme e jetës së të rinjve dhe kanë ndikim të madh në mënyrën se si ata mendojnë, komunikojnë dhe angazhohen në shoqëri. Këto platforma u ofrojnë të rinjve mundësi për shprehje, bashkëpunim dhe pjesëmarrje qytetare, por njëkohësisht sjellin edhe sfida që nuk duhet të neglizhohen.

Siç u trajtua në këtë punim, aktivizmi digjital ka anë pozitive, sidomos kur përdoret për qëllime edukative,humanitare dhe qytetare.Megjithatë, ai shoqërohet edhe me anë negative, si keqinformimi, manipulimet, gjuha e urrejtjes dhe përdorimi i profileve të rrejshme. Këto dukuri mund të ndikojnë negativisht tek të rinjtë, veçanërisht nëse mungon mendimi kritik dhe edukimi i duhur.

Për këtë arsye, edukimi mediatik paraqitet si faktor kyç në formimin e të rinjve të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm. Roli i familjes, shkollës dhe institucioneve është i pazëvendësueshëm në udhëzimin e të rinjve drejt përdorimit të sigurt dhe të përgjegjshëm të rrjeteve sociale.

Si përfundim,aktivizmi digjital duhet të shihet si një mundësi që, kur shoqërohet me edukim dhe vetëdije, mund të kontribuojë pozitivisht në zhvillimin personal dhe shoqëror të të rinjve dhe në ndërtimin e një shoqërie më të informuar dhe më të përgjegjshme.

Profesoreshë Zejnepe Bajrami

————————————————————————————————————————————————-


Дигиталниот активизам и влијанието на социјалните мрежи врз младите

Социјалните мрежи во денешното општество станаа неразделен дел од секојдневниот живот на младите. Тие директно влијаат врз начинот на кој младите се информираат, учат и ги формираат своите ставови кон светот што ги опкружува. Покрај комуникацијата и забавата, социјалните мрежи денес служат и како значајни извори преку кои младите стекнуваат знаења, споделуваат лични искуства и развиваат нови вештини.

Овој труд го обработува дигиталниот активизам и влијанието на социјалните мрежи врз младите, со посебен акцент на неговата поврзаност со образованието и формирањето на граѓанската свест. Преку социјалните мрежи, младите не само што ги изразуваат своите мислења, туку учат и како да дискутираат, аргументираат и реагираат на општествени прашања што директно ги засегаат. Ова придонесува за развој на критичкото мислење и за зголемување на свеста за улогата што младите ја имаат во општеството.

Образовното влијание на социјалните мрежи во голема мера зависи од начинот на нивната употреба. Доколку нема доволно дигитално образование, младите можат да се соочат со неточни информации, несоодветни содржини и пораки кои не придонесуваат позитивно за нивниот личен развој. Поради тоа, образованието за безбедно и одговорно користење на социјалните мрежи е неопходно, како во рамките на училиштето, така и надвор од него.

Доколку дигиталниот активизам е тесно поврзан со образованието, тој може да послужи како средство за поттикнување на активното учество, чувството на одговорност и граѓанскиот ангажман кај младите. Во тој контекст, социјалните мрежи можат да се користат за промовирање позитивни вредности, ширење знаења и охрабрување конкретни општествени активности.

Оттука, овој резиме истакнува дека дигиталниот активизам и социјалните мрежи имаат значајна образовна улога кај младите, но само доколку се користат свесно и одговорно. Дигиталното образование е клучен фактор за трансформирање на онлајн ангажманот во образовен и општествен процес што носи позитивно и одржливо влијание.

ВОВЕД

Развојот на технологијата и употребата на социјалните мрежи значително го променија начинот на кој младите се информираат, комуницираат и се вклучуваат во општествениот живот. Социјалните мрежи станаа неразделен дел од нивното секојдневие и директно влијаат врз формирањето на мислењата, ставовите и однесувањата.

Во овој труд ќе бидат разгледани позитивните аспекти на дигиталниот активизам кај младите, како што се можностите за изразување, соработка и граѓански ангажман, но и негативните страни што го придружуваат дигиталниот активизам. Исто така, ќе се обработи и ширењето на дезинформации и манипулации преку социјалните мрежи, кои често доведуваат до погрешно информирање на младите и формирање неточни ставови.

Посебно внимание ќе биде посветено и на говорот на омраза и стереотипите, кои лесно се шират во дигиталниот простор и можат негативно да влијаат врз односите меѓу младите и врз општествената клима. Без соодветно медиумско образование и без развој на критичкото мислење, овие појави претставуваат ризик за здрав и одговорен ангажман.

Оттука, есејот ќе ја нагласи улогата на образованието и образовните институции во подготовката на младите за справување со предизвиците на дигиталниот свет и за користење на дигиталниот активизам како позитивна општествена алатка.


АНАЛИЗА

Позитивни аспекти на дигиталниот активизам кај младите

Дигиталниот активизам донесе бројни позитивни можности за младите, особено во начинот на кој тие ги изразуваат своите мислења и се вклучуваат во општествениот живот. Преку социјалните мрежи, младите можат брзо да се информираат за различни настани, да ги споделуваат своите ставови и да реагираат на прашања што директно ги засегаат, како што се образованието, животната средина, еднаквоста или хуманитарната помош. Ова им дава чувство дека се активен дел од општеството и дека нивниот глас е значаен.

Еден од најпозитивните аспекти на дигиталниот активизам е тоа што го прави граѓанскиот ангажман подостапен. Дури и младите кои немаат храброст јавно да зборуваат или да учествуваат во физички активности, преку социјалните мрежи добиваат простор да ги изразат своите мислења. Ова придонесува за зголемување на самодовербата и развој на комуникациските вештини.

Училиштето има важна улога во овој процес. Преку наставата, дискусиите и образовните активности, учениците учат да ги изразуваат своите мислења, да го слушаат различното мислење и да ги почитуваат правилата на комуникација. Овие вештини подоцна се одразуваат и во начинот на кој младите ги користат социјалните мрежи и учествуваат во дигиталниот активизам.

Социјалните мрежи, исто така, придонесуваат за создавање солидарност и соработка меѓу младите. Преку нив се организираат хуманитарни кампањи, собирање помош и волонтерски активности со реално влијание врз заедницата. Овие искуства помагаат во развојот на чувството на одговорност и емпатија.

Важно е да се нагласи дека дигиталниот активизам придонесува за развој на критичкото мислење и граѓанската свест, особено кога е поддржан со соодветно образование и насочување. Така, тој може да стане моќна алатка за личен и општествен развој на младите.

Негативни аспекти на дигиталниот активизам кај младите

Иако дигиталниот активизам нуди многу можности, тој има и негативни страни. Често ангажманот останува само на социјалните мрежи, без конкретни активности во реалниот живот. Реакциите се брзи и често непромислени, што може да доведе до ширење непроверени информации и конфликти.

Сериозен проблем претставуваат и лажните профили, кои се користат за манипулација, ширење дезинформации и говор на омраза. Младите тешко ги разликуваат реалните од лажните профили, што ги прави поранливи на влијанија.

Говорот на омраза и стереотипите дополнително го нарушуваат безбедниот дигитален простор и ја влошуваат комуникацијата. Без образование, свест и одговорност, дигиталниот активизам може да има негативно влијание.

Улогата на медиумското образование и институциите

Медиумското образование е од суштинско значење. Тоа треба да започне во семејството и да продолжи во училиштето, каде што наставниците имаат клучна улога во развојот на критичкото мислење. Исто така, младинските организации и јавните институции преку обуки и кампањи можат да помогнат во справувањето со ризиците од дезинформации и говор на омраза.

Преку соработка меѓу семејството, училиштето и институциите, младите можат да се подготват за предизвиците на дигиталниот свет и да го користат дигиталниот активизам како позитивна алатка.

ЗАКЛУЧОК

Дигиталниот активизам и социјалните мрежи имаат значајно влијание врз младите. Тие нудат можности, но и носат ризици. Затоа, медиумското образование е клучно за создавање свесни и одговорни млади граѓани. Кога дигиталниот активизам е поддржан со образование и свест, тој може позитивно да придонесе за личниот и општествениот развој и за изградба на поодговорно и информирано општество.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here