Sot me 15.02.2022 ne hapsirat e komitetit komunal ne Kumanove u mbajte paneli me teme “menaxhimi dhe sfidat e pushtetit lokal gjate pandemise”, ku ishin te pranishem me cilesine e panelisteve kreret e komunave te Kumanoves z.Maksim Dimitrievski si dhe ai i Gjilanit z.Alban Hyseni, ndersa per arsye personale kreu i komunes se Likoves z.Erkan Arifi u detyra qe ta braktise panelin qe ne fillim, si dhe nga Komuna e Presheves edhe pse konfirmuan se do marrin pjese, por ne moment te fundit njoftuan per nje urgjence dhe nuk arriten qe te marrin pjese ne panelin debativ te organizuar nga Pulse of Democracy…Moderatorja e programit znjsh.Remzije Bilalli ne fillim e hapi panelin dhe i pershendeti te gjithe te pranishmit, dhe ia kaloi fjalen kryetarit te NGO Pulse of Democracy z.Arbnor Iseni, i cili ne interes te kohes nuk e zgjati shume fjalimin e tij, i pershendeti te pranishmit dhe i falenderoi per pjesemarrjen, dhe keshtu e kaloi fjalen tek panelistet tjere, tek kryetaret e komunave.I pari fjalen e kishte z.Dimitrievski dhe me pas edhe z.Hyseni, te cilet bene nje rezyme te asaj se si e kane menaxhuar situaten e krijuar nga pandemia Covid19, dhe me sfidat e veshtirsite qe kane hasur pergjate kesaj periudhe.Nder te pranishmit ishin kryesuesja e keshillit zonja Ivana Gjorgjievska, keshilltari i pavarur Hulusi Asipi, keshilltaret e BDI-se me ne krye me Ridvan Dervishin si dhe keshilltari i ASH-se Huzeir Mustafi, zv.shefi i ambasades se Kosoves ne Maqedoni z.Vlorat Gashi, si dhe perfaqesuesi i ambasades Franceze ne vendin tone, i nderuari z.Ardian Ramadan. Prezent ishin edhe disa OJQ nga Kumanova.Pas perfundimit te panelit, fjale rasti paten edhe nga OJQ Inkluziva znj.Blagica Dimitrievska si dhe dekani i fakultetit te administrim biznesit ne Kumanove z.Llokman Hebibi.