Digjitalizimi: Nxitës për Shërbime Publike pa Korrupsion

0
70

Pas kapërcimit të disa etapave zhvillimore, qenia humane është në stadin kur zbulimet shkencore dëshiron ti “humanizojë”. Në këtë suazë në diskurset shkencore dy termat që i hasim më shpesh janë Inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi.

Me inteligjencën artificiale tentohet që gjithë universi i zbulimeve shkencore të funksionalizohet në trajtat që ta zavendësojë aktivitetin njerëzor, ndërsa me digjitalizim në kuptimin bazik nënkuptojmë zëvendësimin e shërbimeve teknike dhe administrative, pra, nga ato analoge, në digjitale.Këto konstanta të zbulimeve shkencore me Intelegjencën Artificiale kanë marrë tjetër trajtë duke hyrë në interaksion me aktivitet njerëzore dhe duke u përshtatur me subjektivitetin njerëzor, marrë parasysh faktin se çdo individ është unikat  dhe ka specifikat e tij.Në vendet e zhvilluara ekonomikisht dhe me demokraci të konsoliduar një koncept poltik shumë i njohur është Qeverisja digjitale. Në kuptimin bazik me termin Qeversije digjitale në teorite politike nënkuptojmë përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK), veçanërisht të internetit, dhe në procesin e qeverisjes.

Në kuptimin më popullor, konceptimi i qeverisjes digjitale është të bëhet dallimi midis tre sferave të ndërveprimeve të ndërmjetësuara teknologjikisht. Ndërveprimet qeveri-qeveri, të cilat kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjive për të rritur efikasitetin e brendshëm të burokracive publike, shembull, automatizimi i detyrave rutinë dhe shkëmbimi i shpejtë i informacionit ndërmjet departamenteve dhe agjencive. Ndërveprimet qeveri-biznes zakonisht përfshijnë përdorimin e internetit për të reduktuar kostot e qeverisë, për blerjen dhe shitjen e mallrave dhe shërbimeve nga firmat. Kurse, ndërveprimet qeveri-qytetar përfshijnë përdorimin e internetit për të ofruar shërbime publike dhe transaksione në internet dhe për të përmirësuar dizajnin dhe ofrimin e shërbimeve duke përfshirë mekanizma të shpejtë të reagimit elektronik, të tilla si sondazhet e menjëhershme, sondazhet në ueb dhe posta elektronike.

Në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, njejtë edhe në digjitalizim, përveç nevojës për efikasitetin dhe efiçiencën, do të duhet të ndryshojë edhe paradigma e funksionimit të sistemit administrativ dhe shtetëror, që do të mundësonte të mbikalohet mendësia “ballkanike” e subjektivitetit të kryerjeve të shërbimeve dhe do parandalohej dhënia e mitove për shërbime bazike. Një katalizator i madh i nxitjes së digjitalizimit në vendet e Ballkanit Perëndimor është edhe Shoqëria Civile,  e cila nëpërmjet shumë granteve dhe programeve ka arritur të rritë vetëdijen dhe të bëjë presion publik për avancimin e agjendave digjitale.

Duke marrë parasysh gjithë suazën e qeverisjes digjitale dhe aspektin e digjitalizimit të shërbimeve publike por edhe telekomunikacionin, shohim se disa vende më të limituara në aspektin e fuqisë ekonomike nga resurset natyrore nëpërmjet   mekanizmave të digjitalizimit ja kanë dalur të rikuperohen dhe të kenë progres shoqëror dhe ekonomik.

Shërbimet e qeverisjes digjitale në Maqedoninë e Veriut

Oferta e shërbimeve të qeverisjes digjiatale është ende relativisht e ulët, por e njëjta gjë është edhe me përdorimin e këtyre shërbimeve nga qytetarët. Duhet shumë punë pë tu realizuar reformat në  Kapitulli i 10-të: Shoqëria informative dhe media. Përdorimi i ulët i shërbimeve elektronike të ofruara nga qeveria lidhet me nivelin e ulët të aftësive dixhitale dhe disa faktorë të tjerë si mungesa e besimit, çështjet e sigurisë, etj. Në vitin 2021, vetëm 29% e qytetarëve maqedonas përdorën internetin për të ndërvepruar me institucionet shtetërore, që është më pak se gjysma e mesatares së BE-së (63%). Siç tregon grafiku 2, 25% e qytetarëve përdorin internetin për të marrë disa informacione nga institucionet shtetërore, vetëm 13% e qytetarëve shkarkojnë formularët e nevojshëm nga faqet e internetit të institucioneve dhe 15% dorëzojnë kërkesat dhe formularët në mënyrë elektronike. Analiza krahasuese tregon se qytetarët maqedonas e përdorin pak internetin për të hyrë në shërbimet elektronike të qeverisë në krahasim me vendet e BE-së, por edhe në krahasim me rajonin ku Serbia është në krye.

Të dhëna për përdorimin e kompjuterit në baza ditore

Bazuar në këto përfundime, kur merret parasysh rasti i Maqedonisë, vërehet se përqindja e përdorimit të kompjuterit është nën mesataren e vendeve të BE-27 dhe është në vendin e dytë nga gjithsej 4 vende të Ballkanit Perëndimor kur bëhet fjalë. për përdorimin e kompjuterit në baza ditore. Nëse bëhet një krahasim me vendet më të zhvilluara në kampion (Danimarka, Holanda dhe Estonia), Pra Maqedonia ka nevojë për përparim të mëtejshëm për të arritur përdorimin gjithëpërfshirës dhe koherent të mjeteve dixhitale që tashmë dominojnë ekonominë moderne dixhitale.

Të dhënat për zotërimin e aftësive digjitale bazë të popullsisë

Në këtë drejtim, Maqedonia dhe popullsia e saj janë ndër të fundt në evropë në zotërimin e aftësive digjitale. Pak më pak se një e treta e popullsisë në Maqedoni e Veriut ka aftësi bazë osePra , Maqedonisë së Veriut përveç një analize të thellë sociokulturore, padyshim i duhet edhe një model suksesi nga i cili do frymzohet për të ndërmarrë të gjitha reformat e mundshme. Në vend, i cili ka disa tipare të ngjashme me Maqedoninë e Veriut, (dhe) që në diskursin dhe analizat e publikimeve të Eurostat quhet– A similar state in Eu- 27, pra një vend i ngjashëm me madhësinë gjeografike dhe demografike, shtuar faktin edhe se vijnë nga procesi i tranzicionit, si një vend nga ish sistemit komunist do të ishte ideale që këto përvoja dhe modele të barten nga Estonia.

Estonia është vendi ish komunist , që ka kaluar në fazën e çeljes së negociatave me Bashkimin Evropian deri në anëtarsimin e plotë. Në Estoni 99% e të gjitha shërbimeve qeveritare ofrohen në internet, 98% e recetave mjekësore lëshohen në mënyrë dixhitale dhe 99% e popullsisë ka një ID elektronike. Pra , duke i marrë parasysh gjithë këto rrethana Estonia do ishte një model i duhur për t’u ndjekur.


Jeton Mustafi – student

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here