Sot me datë 5 Maj 2023, në hapësirat e Fakultetit të Administratës së Biznesit në Kumanovë, nën organizimin e OJQ “Pulse of Democracy” (shq. Pulsi i Demokracisë) u shënua dita e Bashkimit Europian. Në këtë ngjarje morën pjesë nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës me vizatime me motive europiane, ndërkaq pjesa e dytë e agjendës kishte debat të hapur me të pranishmit, studentët, profesorët e fakultetit dhe gjithë të pranishmit tjerë që u përfshinë në diskutime. Me praninë e tyre në këtë manifestim na nderuan dekani i fakultetit të Administratës së Biznesit në Kumanovë z. Llokman Hebibi, i cili njëherit edhe e përshëndeti ngjarjen dhe të pranishmit me një fjalë rasti, z. Ridvan Dervishi, këshilltar në komunën e Kumanovës, z. Isak Lazami, zv. drejtor në Agjencinë për Rini dhe Sport, z. Krasmir Dragnev, përfaqësues i zyrës për çështje tregtare dhe ekonomike i Ambasadës së Republikës së Bullgarisë në vendin tonë, z. Ardian Ramadani, profesor dhe përkthyes në Ambasadën e Francës në Shkup dhe në Institutin Francez në Shkup, z. Nagri Rexhepi drejtor i SHMK “Sami Frashëri” Kumanove, z. Fatos Aqifi, përfaqësues nga komuna e Kumanovës, prof Astrit Iseni, si dhe kryetarja e parlamentit studentor në Fakultetin e Administratës së Biznesit, Egzona Fejzullai. Ky manifestim u mbështet nga sektori i kulturës në komunën e Kumanovës si dhe nga Auto shkolla “Jugo Fer”, në krye me pronarin z. Ridvan Dervishi. Kjo ngjarje është tradicionale dhe shënohet për herë të dytë nga OJQ “Pulse of Democracy”
Kumanovë. Mbështetje mediale për këtë event ofroi News Tv Kumanovë .