Kjo ese trajton rëndësinë e ndërtimit të urave në shoqëri, si një parakusht drej të ardhmes evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV), me theks të veçant në rolin e mediave dhe sfidave që ato përballin.Mediat, si një pjesë e përditshme dhe e pazëvendësueshme e jetës, cilësohen si faktor kyç në informimin e qytetarëve, edukimin e tyre si dhe afrimin dhe njohjen me proceset e ndryshme përfshirë edhe ato evropiane. Rreziku i dezinformimit dhe lajmeve të rreme vihet në pah si një kërcënim serioz, që mund të ndikojë direkt në besimin publik duke krijuar ndasi, frikë dhe panik. Në këtë kontekst, arsimi medial përmendet si një mjet thelbësor, adekuate dhe i domosdoshëm për ndërtimin e qytetarëve kritikë dhe të ndërgjegjshëm ndaj asaj që u servohet në media.
Kjo ese gjithashtu vë në dukje të gjithë aktorët që ndikojnë në media – nga gazetarët, institucionet, shoqëria civile dhe vetë qytetarët të cilët janë pjesë e ndryshimit të çdo sistemi në shoqëri.
Në përfundim theksohet edhe ndërtimi i këtyre “urave” i cili thell në vete është proces sfidues por i domosdoshëm për një të ardhme më demokratike, më të mirë me aspirata drejt Bashkimit Evropian (BE).
Ndërtimi i urave si simbol i afrimit evropian
Në epokën digjitale, ku informacioni është bërthamë e shoqërisë, mediat luajnë një rol thelbësor në zhvillimin demokratik të një vendi. Qasja e lirë deri tek informacioni, edukimi medial dhe liria e shprehjes janë elemente kyçe për një shoqëri drejt strategjisë dhe frymës evropiane. E ardhmja evropiane e Republikës së Maqedonisë së Veriut mbetet synimi kryesor i ynë. Megjithatë, ky rrugëtim aspak i lehtë, kërkon përkushtim të vazhdueshëm nga institucionet, qytetarët dhe të gjitha segmentet e shoqërisë, përfshirë këtu edhe mediat.
“Liria nuk fitohet lehtë. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme dhe sakrificë të madhe”, ky citat i Martin Luther King Jr. më përforcon bindjen se edhe rruga drejtë BE-së është përplot gjemba, e që në fund do të na shpiej drejt përfitimeve që na fal BE. Padyshim, dialogu është ura lidhëse mes të gjithë të përfshirëve për të arritur dritën evropiane duke kaluar përmes një “tuneli” të errët përplot sfida. Shumë herë mungesa e dialogut ka çuar në ndarje, mosbesim dhe tensione. Për të ndryshuar këtë realitet, duhet përfshirja e të gjithë qytetarët pa dallime, e cila do të ndihmojë në të gjitha proceset e kësaj shoqërie. Ndërtimi i “urave” midis grupeve të ndryshme shoqërore është pjesë esenciale, ndërsa mediat luajnë rol dhe janë burim kryesor në këtë qëllim.
Roli i mediave, dezinformimi dhe sfidat e së vërtetës
Zhvillimi i madh dhe i shpejtë i teknologjisë ka mundësuar një zhvillim të hovshëm të mediave, duke i dhënë hapësirë secilit pjesëtarë të shoqërisë që të ketë qasje në të gjitha këto lloje të mediave në mënyrë të pavarur dhe të jetë pjesëmarrës aktiv në të.
Kjo është edhe më e rëndësishme për vendin tonë aspiratat e së cilës janë anëtarësimi në Bashkimin Europian, ku përputhmëria me standardet evropiane në fushën e mediave është prioritet dhe synim kryesor. Mediat janë një nga instrumentet më të fuqishme për të promovuar dialogun. Padyshim përballja me sfidat dhe përparimi në këtë fushë, i cili shpesh duket se po çalon, janë synim i imi dhe duhet të jetë i çdo kujt që dëshiron dhe pretendon një të ardhme evropiane të sigurtë dhe demokratike. Masat e shumta që merren në këtë drejtim shpesh nuk kanë forc për të arritur atë që duam, por të mirat që ofron BE na shtyejnë që të jemi institues dhe këmbëngulës për të arritur dhe realizuar qëllimet tona. Është e rëndësishme të krijohet një hapësirë ku qytetarët mund të diskutojnë lirshëm, të ndihen të sigurtë dhe të kenë besueshmëri ndaj informacioneve.
Në Maqedoninë e Veriut, liria e mediave ngelet një ndër sfidat më të vështira në ndërtimin e një shoqërie demokratike , funksionale me diapazon për të krijuar kulturë mediatike që informacionet të përcjellen drejt deri tek qytetarët. Edhe pse Kushtetua e vendit tonë garantoi lirinë e shprehjes dhe të mediave, kjo liri shpesh kufizohet në mënyra të ndryshme, si ndikimi politik, kontrrolli ekonomik, pronësimi i mediave nga partitë politike dhe të tjera. E shpeshherë jemi edhe dëshmitarë të presionit dhe dhunës ndaj gazetarëve gjë që ndikon në cilësinë dhe pavarësinë e informacionit që u ofrohet qytetarëve. Nëse vendi nuk i trajton sfidat e tilla që lidhen me çështjet si siguria e gazetarëve, aksesi në informacion, apo çështje thelbësore si pronësia e medias, Maqedonia e Veriut nuk do të arrinë të tejkalojë temat thelbësore të fushës së demokracisë dhe shtetit të së drejtës.
Digjitalizimi i cili ka mbërthyer botën, ku vetë një klikim na ndan nga informacioni ka bërë që sfida më e madhe të jetë dezinformimi dhe përhapja e lajmeve të rreme (Fake news) në rrjetet sociale. Këtu ku informacioni plasohet shpejt, nga çdo kush e shumë herë pa kontroll ka krijuar një përplasje mes atyre që duan të rikthejnë mediat tradicionale të cilat sipas tyre janë më të verifuara dhe atyre që duam zhvillimin e mediave sociale. Megjithatë, ekziston përpjekje e dukshme e sektorit civil dhe mediave të pavarura për të luftuar këtë dukuri përmes verifikimit të fakteve, edukimit medial, gjobave dhe shumë masave të tjera për të cilat vazhdimisht punojnë në këtë drejtim.
Në Maqedoni e Veriut në një periudhë të shkurtër kohore kemi pasur disa vrasje apo aksidente që shqetësuan opinionin. Si shembull mund të përfshijmë edhe ngjarjet politike si zgjedhjet e fundit ku lindën portale të ndryshme të pa dëgjuara më parë të cilat nuk janë të rregulluara dhe të monitoruara dhe funksionojnë si një “ligë e egër”. Këto media kanë qenë ndër më aktivet në publikimin e lajmeve pa konfirmim nga institucionet kompetente duke ngjallur panik dhe frikë te qytetarët. E në rastet politike janë po këto portale që kanë dezinformuar opinionin me deklarata e ngjarje të pa konfirmuara e shpesh të sajuara nga ana e personave të pa identifukara të cilët fshiheshin prapa testaturës. Edhe përkundrejt fakitit se Kodi Etik për gezetari bën thirrje për “ikje nga sensacionalizmi” shpesh lufta për klikime, beteja për të qenë i pari në publikimin e lajmeve bën që ato të devijojnë nga ky kodeks duke humbur kështu siguria e lexuesit ndaj mediave. E këtë më së shumëti e bëjnë mediat joprofesionale që nuk kanë as impresum e as adresë. Kjo dukuri minon besimin e qytetarëve ndaj institucioneve shtetërore, reformave shtetërore dhe vetë procesin drejtë BE-së.
Prandaj prioritet i ynë në një shoqëri ku informacioni qarkullon dhe arrin deri tek lexuesi me shpejtësinë e dritës, edukimi medial mbetet thelbësor. Në vendin tonë ku grupmosha të ndryshme janë përdorues të mediave sociale e në veçanti të rinjtë, të cilat janë fryti i kësaj shoqërie, ende nuk po arrijnë të dallojnë lajmet e rreme, manipuluese nga ato të besueshme apo vërteta. Të mos flasim për moshat e shtyera të cilët pothuajse besojnë çdo lajm të cilin e lexojnë duke krijuar shpesh polemika, frik dhe mosbesueshmëri edhe tek institucionet. E gjithë kjo është rezultat i mungesës së edukatës mediale e cila ende nuk është pjesë e sistemit arsimor tek ne.
Një arsim i mirë mediatik në shkolla është një hap i domosdoshëm që gjeneratat në vazhdim të kuptojnë ndikimin e mediave dhe të përballen në mënyrë të drejtë me infomacionin duke krijuar kështu përceptim më real për atë që i rrethon, sepse fuqia e lajmit ka qenë ajo që ka zgjuar ndërgjegjen dhe përgjegjësinë gjithëshoqërore. Pa këtë edukim, qytetarët janë më të prekshëm ndaj dezinformimit dhe propagandës të cilët mund të ngadalsojnë proceset në shtet apo të rrezikojnë shpeshë jetën e qytetarëve.
Përveç arsimit formal, arsimi medial duhet të zgjerohet edhe jashtë mureve të shkollës, ku rëndësi të madhe në këtë drejtim kanë edhe organizata joqeveritare, projektet ndërkombëtare që ofrojnë trajnime për edukim medial si dhe digjitalizimi në komunitet. Një qytetar i informuar mirë, është një qytetar më i lirë, më kritik dhe më i angazhur – pikërisht ky lloj qytetari që i duhet RMV-së për të ndërtuar ura drejt një të ardhme evropiane.
Bazuar edhe në Kapitullin 10, që përfshin shoqërinë e informacionit dhe mediat, kërkohet që vendet kandidate të garantojnë lirinë e shprehjes, të përkrahin pluralizmin medial si dhe të sigurojnë rregullim efektiv të tregut mediatik. Përveç kësaj, BE thekson qartë qasjen e barabartë në teknologji për të gjithë qytetarët e cila arrihet nëpërmjet zhvillimit të infrastrukturës.
Maqedonia e Veriut vazhdimisht bën përpjekje për të harmonizuar legjislacionin e saj me direktivat evropiane në këtë fushë, siç vepron edhe në fushat tjera.Institucionet përkatëse duhet edhe më tej të mundohen të sigurojnë që mediat të veprojnë brenda ligjit, të mos përhapin urrejtje dhe diskriminim, sidomos në fushata elektorale dhe çështje me interes publik. Shpesh zbatimi i standardeve të vendosura nga BE-ja ngelet i mangët. Raportet e Komisionit Evropian kanë theksuar vazhdimisht nevojën për të përmirësuar gjendjen në këtë drejtim si: rritja e transparencës, mjedis më i sigurtë për gazetarët, verifikim i lajmeve etj. Në këtë drejtim është BE që ka financuar projekte të shumta, megjithatë hendeku qëndron tek një strategji më gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për të përmbushur plotësisht kërkesat e Kapitullit 10.
Rruga drejt RMV-së evropiane
Rakomandimi i shumicës qëndron që duhet të ndërmerren masa të qarta dhe konkrete për të përmbushur kërkesat e Kapitullit 10, e në këtë mënyrë të përshpejtohet procesi i integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE.
Së dyti është edukimi medial i cili duhet të jetë pjesë e sistemit arsimor që në fazë të hershme të shkollimit, aty ku dhe fillon formësimi i personalitetit dhe krijimi i ideve dhe mendimeve nga informacionet e përditshme që marrim. Kjo do të ndihmojë rininë tonë të jenë zë më kritik duke qenë më rezistent ndaj manipulimeve mediatike dhe dezinformatave që u servohen çdo ditë.
E domosdoshme është investimi në digjitalizimin e shërbimeve publike dhe në përmirësimin e infrastrukturës teknologjike, për të siguruar qasje të barabartë për të gjithë qytetarët. Partneritetet ndërmjet institucioneve shtetërore, shoqërisë civile dhe sektorit privat mund të jenë kyçe në këtë drejtim.
Rruga drejt integrimit dhe sfidave në shoqëri nuk është e shtruar me lule por ajo kërkon përkushtim, sakrificë dhe përgjegjësi nga të gjithë si – gazetarë, institucione, shkollat OJQ-të dhe qytetarët, për të arritur objektivat e përmendura.
Prandaj, nëse mediat veprojnë si urë që i lidhin njerëzit dhe jo si mure që i ndajnë ato, atëherë vendi ynë do të ecë me hapa të mëdhenj në të gjitha drejtimet, të denjtë për të qenë pjesë e familjes së madhe evropiane.
Remzije Bilalli – gazetare